Ndërlidhjet

Një muaj paraburgim për Hamitin, Ademin dhe Ramën


Ilustrim
Ilustrim
Zëdhënësi i misionit EULEKS në Kosovë, Blerim Krasniqi, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se tre personave të arrestuar dje, sot u është zgjatur paraburgimi prej 30 ditësh, nga një gjykatë në Prishtinë.

Gjykatësi i seancës paraprake të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Sami Hamitit, kryesues i Asamblesë komunale të Prishtinës, dhe biznesmenëve Agim Ademi e Muharrem Rama.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se paraburgimi ka të bëjë me kërcënimin e mundshëm të dëshmitarëve për rastin në fjalë.

Mbrojta e ka kundërshtuar këtë vendim duke paralajmëruar ankesë brenda 24 orëve.

Sami Hamiti, Agim Ademi dhe Muharrem Rama, janë arrestuar dje për akuza lidhur me zhvatje dhe korrupsion.(f.b.)
XS
SM
MD
LG