Ndërlidhjet

Vrasja e ambasadorit, “thirrje alarmi” për Libinë


Jan Martin
Jan Martin
Përfaqësuesi në largim i Kombeve të Bashkuar anë Libi, Jan Martin, ka thënë se sulmi vdekjeprurës në ambasadën amerikane në Bengazi ka qenë thirrje alarmi për vendin e Afrikës veriore që të përmirësojë sigurinë.

“Mendoj se sulmi në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara dhe vdekja tragjike e ambasadorit Kris Stivens, i cili ka qenë mik i madh i Libisë, është thirrje alarmi për Libinë, që të sigurojë se ka bërë gjithçka të nevojshme për kontrollin e sigurisë. Mendoj se kjo është sfida më e madhe me të cilën përballet qeveria e re, është sfida për të cilën Kombet e Bashkuara do të ofrojnë gjithë ndihmën e mundur”, ka thënë Martin.

Ambasadori i SHBA-së në Bengazi të Libisë, Kristofer Stivens, dhe tre zyrtarë të tjerë amerikanë janë vrarë javën e kaluar.

Zyrtarët amerikanë dhe libianë janë duke bërë përpjekje të përcaktojnë se kush fshihet prapa sulmit vdekjeprurës.

Është e paqartë nëse ai ka qenë i planifikuar më parë apo është nxitur nga një film anti-islamik, i prodhuar në SHBA.
XS
SM
MD
LG