Ndërlidhjet

Salman Rushdie s'i frikësohet kërcënimit


Salman Rushdie
Salman Rushdie
Salman Rushdie, ka hedhur poshtë kërcënimet e fundit kundër jetës së tij, duke i quajtur atë vetëm fjalë.

Autori i romanit “Vargjet Satanike” thotë se kërcënimet “më shumë kërkonin të bënin tituj” në Iran.

Rushdie ka bërë komentet në Nju Jork, me rastin e botimit të librit të tij me kujtime “Jozef Anton”.

Në libër ai tregon vitet e tij të fshehjes pasi Ajatollah Homnei i Iranit në vitin 1989 i shpalli “Vargjet Satanike” si blasfemike dhe bëri thirrje për vdekjen e tij.

Një fondacion iranian fetar gjysmëzyrtar i kryesuar nga Ajatollah Hasan Sanei ka ngritur shpërblimin për kokën e shkrimtarit prej 2 milionë e 800 mijë dollarë sa ka qenë në 3.3 milionë dollarë.

Vendimi erdhi pas protestave të fundit kundër një film anti- islamik, që shkaktoi trazira në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG