Ndërlidhjet

Institucionet, pa përjashtim, shkelin të drejtat e njeriut


Pamje në Prishtinë (Foto nga arkivi)
Pamje në Prishtinë (Foto nga arkivi)
Të gjitha institucionet kosovare, pa përjashtim dhe në vazhdimësi janë duke i shkelur të drejtat e njeriut, u tha të mërkurën në një debat të organizuar nga Avokatit i Popullit, me temën “Gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2011”.



Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, tha se trendi i shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë edhe gjatë vitit 2011 ka qenë shumë i madh.

Ai tregoi se ankesat më të mëdha që i kanë marrë, u kanë takuar organeve të drejtësisë.
Nga përvoja njëvjeçare e mbledhjes së të gjitha rasteve, konstatojmë se këto të drejta shkelen në vazhdimësi, nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga të gjitha agjencitë që veprojnë me autorizimet e tyre.


“Nga përvoja njëvjeçare e mbledhjes së të gjitha rasteve, konstatojmë se këto të drejta shkelen në vazhdimësi, nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga të gjitha agjencitë që veprojnë me autorizimet e tyre. Kemi vërejtur një humbje të besimit që është në rritje, dhe kjo ka të bejë me mungesën e angazhimit të mekanizmave shtetërorë në fushën e zbatimit të drejtësisë. Dhe, fatkeqësisht, ne konstojmë se ka një mungesë të ndërgjegjësimit për përmasat e kësaj gjendjeje”, tha Kurteshi.

Sipas Kurteshit, gjendja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vend lë shumë për të dëshiruar. Sipas tij, kjo gjendje, ku ka shkelje të mëdha të të drejtave, është duke e lëkundur balancën shoqërore.

“Kasta e atyre që kanë potencë për të shkelur të drejtat e njeriut, pozita e tyre, po forcohet në krahasim me qytetarin, me atë që ne në Kushtetutë e kemi quajtur sovran të vërtetë të këtij vendi”, deklaroi Kurteshi.

Avokati Kurteshi ftoi autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin një varg masash për të përmirësuar gjendjen në sistemin e gjyqësorit, në mënyrë që gjendja e të drejtave të njeriut të përmirësohet.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzulla Hasani, pranoi që në gjykata ka shkelje të të drejtave të njeriut, por vetëm në rastet kur ka vonesa të procedimit të lëndëve.

“Pajtohem me atë se në gjyqësor shkelja e të drejtave të njeriut bëhet më së tepërmi në sferën e mosprocedimit të çështjeve në afatet kohore që është një nga të drejtat e afatet kohore që është një nga të drejtat e garantuara me Kushtetutë, me ligje dhe konventa. Mirëpo, nuk pajtohem me atë se gjyqësori po nxjerr vendime falsifikuese abuzuese dhe që po i sjell qytetarët prapa murit të padrejtësisë. Mendoj që kjo është e padrejtë të thuhet”, u shpreh Hasani.

Mirëpo, duke treguar për parregullsitë në sistemin e drejtësisë lidhur me shkeljet e të drejtave të qytetarëve, Avokati i Popullit dha një fakt, ku shpjegon se si gjykata ka shpallur të vdekur një person, i cili është në jetë.

“Kur kemi një vendim gjyqësor, kur gjykata e shpall personin e vdekur, ne kemi pastaj dyshime për atë gjykatës. Ne, nuk kemi parë që ai gjykatës ka marrë dënim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkelje të drejtësisë dhe për shpallje të njeriut të vdekur. Ky është një rast dhe lufta më e madhe e Avokatit të Popullit është forcimi i sistemit të gjyqësorit në Kosovë”, shpjegoi Kurteshi.

Kurse, drejtori i Departamentit për Demokratizim në OSBE, Jared Hays, megjithatë inkurajoi gjyqtarët në punën e tyre, duke thënë se ata deri tash kenë bërë punë të mirë.
Ne jemi mirënjohës për numrin e lëndëve që gjykatat kanë marrë për shqyrtim, e në veçanti për numrin e lëndëve që janë zgjidhur.

“Ne jemi mirënjohës për numrin e lëndëve që gjykatat kanë marrë për shqyrtim, e në veçanti për numrin e lëndëve që janë zgjidhur. Besoj që trendi pozitiv do të vazhdojë. Po ashtu, shpresojmë që roli i fuqishëm i Avokatit të Popullit, i cili mbron personat, që nuk mund të mbrohen vetë, të jetë edhe më i fuqishëm”, tha Hays.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave ka diskutuar për raportin vjetor të Avokatit të Popullit, por pa i dhënë të drejtë avokatit Sami Kurteshi që të përgjigjet në pyetjet e mundshme të deputetëve. Për këtë çështje avokati Kurteshi, Kuvendi e Kosovës e cilëson si jo demokratik.

“Një ministër ka të drejtë të përgjigjet 1 herë,2 herë, 3 herë, kurse pika e rendit të ditës është raporti i Avokatit të Popullit. Edhe kur e kërkojmë fjalën, nuk na e japin. I ngjan kjo pak organizimit stalinist të parlamenteve? Ne nuk e pranojmë këtë dhe e themi hapur që kjo nuk është metodë e një Parlamenti demokratik dhe Republikan”, theksoi Kurteshi.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në raportet e tyre kanë thënë se në Kosovë ka shkelje të të drejtave të njeriut.

Ato, madje, e kanë radhitur Kosovën në pjesën e vendeve që pjesërisht janë të lira.
XS
SM
MD
LG