Ndërlidhjet

11 vjet në Afganistan, dymijë ushtarë amerikanë të vrarë


Afganistan
Afganistan
Një ushtar amerikan, një kontraktor civil dhe tre ushtarë afganë janë vrarë këtë fundjavë, gjatë një shkëmbimi zjarresh në provincën Wardak.

Misioni ndërkombëtar në Afganistan, i udhëhequr nga NATO, njofton se gjatë 11 vjetëve të konfliktit, në këtë vend kanë humbur jetën më shumë se 2000 ushtarë amerikanë.

Të paktën 52 ushtarë të forcave të udhëhequra nga NATO janë vrarë vetëm këtë vit, në sulme të “brendshme”, gjatë se cilave ushtarë të forcave të sigurisë afgane kishin kthyer armët kundër aleatëve të tyre perëndimorë.(v.k.)
XS
SM
MD
LG