Ndërlidhjet

Rusi: Hapet edhe linja e dytë e tubacionit të gazit

Zëvendës kryeministri rus, Sergei Ivanov, drejtori ekzekutiv i Gazpromit, Aleksei Miller dhe kryesuesi i Komitetit të "Nord Stream", Gerhard Schroeder, gjatë ceremonisë përuruese të hapjes së linjës së dytë të tubacioneve të gazit të "Nord Stream" në Vyborg

Gjermania dhe Rusia kanë hapur një linjë të dytë të “Nord Stream”, tubacionit të gazit nën Detin Baltik, që do ta lidhë direkt Evropën Perëndimore me rezervat e gazit natyror në Siberi.

Tubacioni në vlerë prej 8.3 milardë dollarësh filloi sot transportimin e gazit nga Portovaya Ban, në veri të Rusisë, për në Lubmin, në Bregun Baltik të Gjermanisë.

Dega e re dyfishon kapacitetin vjetor të “Nord Stream” për 55 miliardë metër kub. Tubacioni i parë ishte hapur në nëntor të vitit të kaluar.

36 % e importit të gazit të Bashkimit Evropian vjen nga Rusia. Më herët, shumica e kësaj sasie kalonte nëpër Ukrainë dhe Bjellorusi.

Presidenti rus, Vladimir Putin tha përmes një deklarate se Rusia do të furnizojë me gaz direkt nëpër rrugët më të shkurta të mundshme, pa u përballur me rreziqet e transitit dhe pa ndonjë ndërhyrje.
XS
SM
MD
LG