Ndërlidhjet

Kongresi diskutoi sulmin në Bengazi


Uashington
Uashington
Ish-kreu i një ekipi ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Libi ka deklaruar para një komiteti të Kongresit Amerikan se siguria në Konsullatën e SHBA-së në Bengazi ka qenë “e dobët” para se të ndodhte sulmi i 11 shtatorit.

Në sulm ka pësuar për vdekje ambasadori amerikan, Chris Stevens, dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

Koloneli Andrew Wood u ka thënë anëtarëve të Komitetit për Mbikëqyrje dhe Reforma Qeveritare se objekti nuk është ruajtur në mënyrë adekuate.

“Siguria në Bengazi ka qenë luftë dhe ka mbetur luftë gjatë kohës sime atje. Situata ka mbetur e pasigurt dhe raportet e disa libianëve kanë treguar se është duke u përkeqësuar. Siguria diplomatike ka mbetur e dobët. Në muajin prill ka qenë vetëm një agjent diplomatik i sigurisë amerikane, i stacionuar atje”, ka thënë Wood.

Vlerësimi është kundërshtuar nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit, përgjegjës për sigurinë në ambasadat e Shteteve të Bashkuara në botë.

Zëvendëssekretarja e Shtetit, Charlene Lamb, u ka thënë ligjvënësve se SHBA-ja ka pasur numrin e duhur të agjentëve të sigurisë, kur ka ndodhur sulmi.

Ajo ka thënë se sulmuesit kanë qenë në gjendje të thyejnë mbrojtjet e kompleksit, sepse “sulmi ishte pa precedent në madhësinë dhe intensitetin e tij”.

Sulmuesit thuhet se kanë qenë të zemëruar me një film anti-islamik të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG