Ndonëse është ulur numri i martesave të hershme të fëmijëve vajza, kjo dukuri vazhdon të ekzistojë në Kosovë veçanërisht te komunitetet romë, egjiptias dhe ashkali, bënë të ditur përfaqësues të Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë.
Gjatë tryezës së rrumbullakët të organizuar për parandalimin e martesave të hershme në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, ata theksuan se-ndonëse ndalohen bazuar në legjislacionin në fuqi në vend, martesat e fëmijëve vazhdojnë të bëhen për shkak të mungesës së zbatimit të këtij legjislacioni.
Konsulentja në UNFPA, Nicole Farnsworth, tha se dënimet që parashihen me Kodin Penal të Kosovës janë shkaku kryesor për mungesën e regjistrimit të rasteve të martesave të hershme.
Për këtë arsye, sipas saj, ekziston një boshllëk në të dhënat statistikore për këtë çështje.
“Çiftet nuk i regjistrojnë menjëherë martesat e tyre-kryesisht për shkak se martesat e personave nën moshën 15 vjeçare janë të paligjshme. Andaj, ata nuk duan t’i regjistrojnë këto martesa për të mos u shfaqur në të dhënat statistikore të Kosovës”, u shpreh ajo.
Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore nga Zyra e Kryeministrit, Edona Hajrullahu, e quajti sfidë reduktimin e rasteve të martesave të hershme.
“Ne e kemi të përcaktuar me anë të ligjit moshën e martesës, por në shumicën e rasteve kjo nuk është përfillur. Në vendet që janë në tranzicion, siç është edhe Kosova, kjo është një sfidë e madhe”, u shpreh Hajrullahu.
Në të kaluarën, martesat e hershme në Kosovë thuhet se ishin bërë për shkak të arsyeve politike, sociale dhe ekonomike.
Hulumtimi i Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara nxori në pah se martesat e hershme ishin bërë për të mundësuar migrimin në një vend tjetër, për t’ua lehtësuar prindërve “barrën ekonomike” apo për t’u ofruar vajzave siguri fizike.
Martesat e hershme thuhet se shiheshin “si mënyrë për t’i parandaluar vajzat nda dhuna seksuale, për të shmangur ‘çnderimin’ apo shtatzëninë e jashtëligjshme”.
Sherife Hiseni 81 vjeçare tha se ishte fejuar nga prindërit e saj qysh në moshën 13 vjeçare për t’u martuar kur i kishte bërë 15 vjet.
Por, “tradita” që shpesh herë përmendet si arsye për martesat e hershme, sipas UNFPA-së, duhet të hiqet nga fjalori kur bëhet fjalë për këtë dukuri në Kosovë, ndërsa duhet të zbatohet automatikisht Kodi Penal që rregullon këtë çështje.
Fondi rekomandoi krijimin e një mekanizmi multi-sektorial për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në rastet e martesave të hershme.
Ofrimi i kushteve për kryerjen e shkollimit të vajzave thuhet se është i domosdoshëm për t’u siguruar atyre një pavarësim financiar në të ardhmen.
Malala Yousafzai, një ikonë e re e rezistencës
1/9Foto e Malala Yousafzai, e bërë në mars të vitit 2012 në Islamabad...
Malala Yousafzai, një adoleshente nga Pakistani, e cila u ngrit kundër talibanëve, duke shkruar një ditar online mbi ndalesën që ekziston për shkollimin e vajzave është bërë ikonë e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. Të martën, ajo u qëllua me armë zjarri, derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
2/9Mjekët duke trajtuar Malalan në një spital ushtarak, ku ajo iu nënshtrua operacionit për të hequr plumbin...
Malala Yousafzai, një adoleshente nga Pakistani, e cila u ngrit kundër talibanëve, duke shkruar një ditar online mbi ndalesën që ekziston për shkollimin e vajzave është bërë ikonë e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. Të martën, ajo u qëllua me armë zjarri, derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
3/9 Një vajzë e vogël mban fotografinë e Malalas gjatë një tubimi në Karachi...
Malala Yousafzai, një adoleshente nga Pakistani, e cila u ngrit kundër talibanëve, duke shkruar një ditar online mbi ndalesën që ekziston për shkollimin e vajzave është bërë ikonë e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. Të martën, ajo u qëllua me armë zjarri, derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
4/9Aktivistët islamistë mbajnë një foto të Malalas, gjatë një proteste kundër atentatit ndaj saj...
Malala Yousafzai, një adoleshente nga Pakistani, e cila u ngrit kundër talibanëve, duke shkruar një ditar online mbi ndalesën që ekziston për shkollimin e vajzave është bërë ikonë e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. Të martën, ajo u qëllua me armë zjarri, derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
5/9Pjesëtarë të Lëvizjes Paqësore të Pakistanit duke protestuar në Peshawar, kundër atentatit ndaj Malalas...
Malala Yousafzai, një adoleshente nga Pakistani, e cila u ngrit kundër talibanëve, duke shkruar një ditar online mbi ndalesën që ekziston për shkollimin e vajzave është bërë ikonë e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. Të martën, ajo u qëllua me armë zjarri, derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
6/9Aktivistë të Lëvizjes Paqësore mblidhen në Peshawar...
Malala Yousafzai, një adoleshente nga Pakistani, e cila u ngrit kundër talibanëve, duke shkruar një ditar online mbi ndalesën që ekziston për shkollimin e vajzave është bërë ikonë e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. Të martën, ajo u qëllua me armë zjarri, derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
7/9Aktivistët e shoqërisë civile në Lahore mbajnë qirinj në nderim të Malalas...
Malala Yousafzai, një adoleshente nga Pakistani, e cila u ngrit kundër talibanëve, duke shkruar një ditar online mbi ndalesën që ekziston për shkollimin e vajzave është bërë ikonë e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. Të martën, ajo u qëllua me armë zjarri, derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
8/9Protesta të nxënësve Pashtun kundër sulmit militant...
Malala Yousafzai, një adoleshente nga Pakistani, e cila u ngrit kundër talibanëve, duke shkruar një ditar online mbi ndalesën që ekziston për shkollimin e vajzave është bërë ikonë e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. Të martën, ajo u qëllua me armë zjarri, derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
9/9Vajzat e shkollës luten për shërimin e Malalas, në Multan...