Ndërlidhjet

Çiklistit Lance Armstrong i merren titujt


Lance Armstrong
Lance Armstrong
Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI), që është organ udhëheqës i çiklizmit profesional në botë, i ka mbështetur sanksionet kundër çiklistit amerikan, Lance Armstrong, duke ia marrë atij shtatë tituj të kampionit në garën Tour de France, që ai i ka fituar në periudhën 1999 – 2005.

Shefi i Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit, Pat McQuad, tha se “Lance Armstrong nuk ka vend në çiklizëm”.

Më herët këtë muaj, Agjencia Anti-Doping e Shteteve të Bashkuara, (USADA) e ka publikuar raportin e zgjeruar me të cilin Armstrong akuzohet për udhëheqje të “programit më të sofistikuar, të profesionalizuar dhe të suksesshëm të dopingut, që është parë ndonjëherë në sport”.

Lance Armstrong i ka hedhur poshtë akuzat, por ka refuzuar që të luftoj kundër tyre.

Raporti i Agjencisë Anti-Doping të Shteteve të Bashkuara, i ka afro 1 mijë faqe dhe paraqet dëshmi dhe prova të tjera, që tregojnë se Lance Armstrong dhe ekipi i tij, ka përdorë droga që e forcojnë paraqitjen gjatë viteve kur ai ishte çiklisti më dominant në botë.

Sipas raportit, Armstrongu dhe ekipi i tij ka përdorë steroide, që e forcojnë organizmin e njeriut, kështu që për sportistët paraqet përparësi të madhe.

Në raport, poashtu, gjenden edhe deklaratat e 11 ish kolegëve nga ekipi i Armstrongut, të cilët kanë dëshmuar kundër tij për përdorim të drogës.

Agjencia Anti-Doping e Shteteve të Bashkuara, me raportin e saj e ka tronditur botën çiklistike, pasi është një indikator për pretendimet se në çfarë përmasash masive dopingu ka luajtur rol në sport.

Në raport rekomandohet që garuesve të plasuar pas Armstrongut në Tour de France, të mos u jepet kurrfarë titulli, pasi së paku 20 prej 21 çiklistëve, që e kryen garën në tri vendet e para, në periudhën 1999 – 2005, në mënyrë direkte ishin të ndërlidhur me dopingun e mundshëm.

Armstrongu tha se disa javët e fundit ishin “shumë të vështira”.

Deuke folur para pjesëmarrësve në një garë çikliste për organizatën humanitare të tij për kancer, Livestrong, në Austin të Teksasit, pos tjerash, tha:

“Qartazi, ishte interesante dhe siç thashë më parë, kohë shumë të vështira për disa javë. Njerëzit më pyesim si jam dhe unë u them atyre jam më mirë, por, poashtu, isha më keq”, tha Armstrong, dhe i falënderoi sportistët e tubuar për mbështetje.

Në këtë kuadër ai tha se “numri i pjesëmarrësve prej 4300 vetëve është gara më e madhe në historinë e Austinit”.

Prej daljes së raportim me zbulimet më të reja, Lance Armstrong i ka humbur kontratat me sponzorët e mëdhenjë, siç janë kompanie Nike dhe gjiganti për prodhimin e birrës, Anheuser-Busch.

Armstrongu, poashtu, është tërhequr nga posti i kryesuesit të organizatës Livestrong, e cila kishte mbledhur miliona dollarë për luftimin e kancerit në 15 vitet e kaluara.

Armstrongu ka fituar shtatë herë radhazi garën më prestigjioze të çklizmit në botë, Tour de France, prej vitit 1999 e deri në vitin 2005, që është e paprecedent.

Këto fitore, e patën bërë Armstrongun 41 vjeçar, njërin nga sportistët më të njohur dhe më të dashur në botë. Pos, kësaj ai edhe vetë ishte shëruar nga sëmundja e kancerit.

Në vitin 1996, çiklisti Armstrong ishte diagnostikuar me kancer të testisëve, që ishin përhapur në mushkëri dhe tru. Ai u operua me sukses dhe mori kimioterapi. Rrjedhimisht, ai e përdori famën e tij për ta promovuar vetëdijësimin për sëmundjen e kancerit dhe për të mbledhur fonde për organizata humanitare për luftën kundër kancerit.

Lance Armstronge çdoherë i ka hedhur poshtë akuzat për doping, duke theksuar se i ka kaluar qindra teste të drogës.

Por, në muajin gusht të këtij viti, ai shpalli se po e përfundonte betejën e tij kundër Agjencisë Anti-Doping të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se procesi kundër tij ishte jokorrekt. (f. b.)
XS
SM
MD
LG