Ndërlidhjet

Garë e ngushtë mes Obamas e Romneyt


Nga debati i dyte mes presidentit amerikan Barack Obama (djathtas) dhe kandidatit republikan per president, Mitt Romney
Nga debati i dyte mes presidentit amerikan Barack Obama (djathtas) dhe kandidatit republikan per president, Mitt Romney
Presidenti amerikan Barack Obama dhe rivali i tij republikan Mitt Romney, pritet të diskutojnë mbi politikën e jashtme në debatin e tyre të fundit para zgjedhjeve presidenciale që mbahen muajin e ardhshëm.

Ata pritet që të shpalosin politikat mbi Libinë, Kinën, Afganistanin, Sirinë dhe programin bërthamor të Iranit.

Dy javë para Ditës së Zgjedhjeve (6 nëntor) Romney është nën presion për të treguar njoohuritë e tij mbi relacionet ndërkombëtare si një komandant suprem potencial.

Debati 90 minutësh mbahet në në Universitetin Lynn në Boca Raton të Floridas dhe fillon në orën 21h, apo sipas kohës evropiane në 3 të mëngjesit të së martës.

Një sondazh i ri i NBC News/Wall Street Journal, lëshuar të dielën, tregon për garë të ngushtë mes Obamës dhe Romneyt, ku të dy kanddiatët kanë marrë mbështeje nga 47 për qind të votuesve në shkallë vendi.
XS
SM
MD
LG