Ndërlidhjet

Armëpushimi nuk ndalon dhunën në Siri


Siri: Vazhdojnë luftimet pavarësisht armëpushimit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:27 0:00

Siri: Vazhdojnë luftimet pavarësisht armëpushimit

Përleshjet e sotme në Siri kanë marrë jetë të reja, ndonëse palët ishin pajtuar për armëpushim.

Luftime dhe bombardime janë raportuar në Damask, Alepo, Dara dhe Deir Ezor.

Aktivistët thonë se të paktën tetë njerëz janë vrarë në Damask nga sulmi ajror i ushtrisë. Ata kanë postuar një video amatore në YouTube, e cila tregon një grumbull rrënojash të shkaktuar nga shpërthimi.

Në Deir Ezor, aktivistët thonë se pesë njerëz janë vrarë nga shpërthimi i makinës bombë pranë një restoranti.

Televizioni shtetëror ka fajësuar “terroristët” për sulmin dhe ka thënë se ai ka shkaktuar dëme të mëdha në fasadën e një kishe të krishterë.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga i dërguari ndërkombëtar për paqe, Lakhdar Brahimi, ka hyrë në fuqi të premten dhe është menduar të zgjasë gjatë katër ditëve të Festës së Bajramit.

“Asnjëra palë nuk duket e gatshme të ndalojë. Armëpushimi ka dështuar”, thuhet në deklaratën e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Grupi me seli në Londër ka raportuar për më shumë se 150 të vrarë në ditën e parë të armëpushimit nga bombardimet, zjarri i artilerisë dhe luftimet.

Në një lagje të banuar me shumicë kurde në Alepo, Observatori ka thënë se rebelët janë përleshur me milicinë kurde të premten, në një betejë që ka lënë 30 të vrarë dhe rreth 200 të arrestuar.

Kurdët përfaqësojnë pakicën më të madhe etnike në Siri dhe përbëjnë të paktën 10 për qind të popullsisë.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për krizën, Lakhdar Brahimi, ka thënë më herët se armëpushimi mund t’i shtrojë rrugën procesit të fundit të konfliktit 19-muajsh midis forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.

Mbi 35,000 njerëz thuhet se kanë humbur jetën në trazira.(v.t.)
XS
SM
MD
LG