Ndërlidhjet

SHBA: Shifra e të vdekurve arrin në 45, pritet rihapja e bursës


SHBA merr aksione pas shkatërrimeve nga Sandy
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:05 0:00

SHBA merr aksione pas shkatërrimeve nga Sandy

Numri i të vdekurve nga stuhia Sandy, e cila goditi të hënën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur në të paktën 45 njerëz, ndërsa rreth 8 milionë shtëpi dhe biznese vazhdojnë të jenë pa rrymë.

Të paktën 18 prej të vdekurve raportohet të jenë nga Nju Jorku, një prej qyteteve të goditura më rëndë nga stuhia Sandy.

Linjat e metrove në qytetin e Nju Jorkut vazhdojnë të jenë jo funksionale, përderisa shumë aeroporte, linja hekurudhore, rrugë dhe porte mbesin të mbyllura, në rajonet e prekura nga stuhia.

Zyrtarët thonë se bursa e Nju Jorkut dhe Aeroporti Ndërkombëtar John F.Kennedy në Nju Jork pritet të hapen gjatë ditës së sotme, pasi qëndruan të mbyllura për dy ditë radhazi.

Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili e ka shtyrë fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale, pritet t’i vizitojë sot të mbijetuarit e stuhisë në Nju Xhërsi.

Guvernatori Chris Christie tha se do të kalojnë 7 deri në 10 ditë deri në rregullimin e plotë dhe rikthimin e energjisë elektike përgjatë Nju Xhërsit. Ai i përshkruajti dëmet e shtëpive të bizneseve në bregun e Nju Xhërsit si të papërshkrueshme.

Chrisite është kritik i ashpër i Obamës dhe përkrahës i kandidatit të Partisë Republikane për president, Mitt Romney. Gjatë një vizite që u bëri komuniteteve të dëmtuara në bregun e Xhërsit, Christie kishte lëvdatat për reagimet e Obamës ndaj kësaj tragjedie.

Unë sapo isha në telefon sërish me presidentin dhe ai duket se është i vendosur. Ai e di se Nju Xhërsi është një prej vendeve më të dëmtuara nga stuhia dhe është i vendosur që të punojë me ne, për të siguruar ndërtimin e gjërave që duhet rindërtuar dhe unë jam mirënjohës për partneritetin e tij”, ka thënë Christie.

Më herët Obama i shpalli Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin zona të fatkeqësive të mëdha. Kjo masë nënkupton se miliarda dollarë tani më janë në dispozicion në fondet dederale për shpëtim dhe rindërtim.

Duke folur para gazetarëve, Obama tha se ai është duke u bërë presion përgjegjësve të fondeve federale emergjente që të bëjnë gjithçka që është e mundur për tu ndihmuar komuniteteve të prekura nga stuhia.

Udhëzimet e mija për agjencinë federale kanë qenë se ne duhet të kuptojnë se duhet të bëjmë dicka. Dua që ta tejkaloni burkoracinë. Nuk ka asnjë arsyetim për mosveprim në këtë pikë. Kërkoj nga çdo agjencion që të shkojë përpara dhe të sigurojë se jemi duke i shfrytëzuar burimet që duhen”, ka thënë ndër të tjera Obama.

Nga ana tjetër, kryetari i Nju Jorkut, Michael Bloomberg tha se duhen tri ditë kohë për rikthimin e rrymës në qytetin e Nju Jorkut dhe pesë ditë kohë deri në funksionalizimin e sistemit të metrosë.

Kjo ishte një stuhi shkatërruese, ndoshta më e keqja që e kemi përjetuar ndonjëherë. Përgjigja jonë e parë ishte angazhimi heroik në mbrojtjen e qytetit tonë dhe shpëtimin e jetëve. Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që po vazhdojnë të angazhohen në këtë drejtim”, ka thënë Bloomberg.

Përpara se të godiste Bregun Lindor të SHBA-së, stuhia Sandy kishte lënë 70 të vdekur në Kraibe, duke e ngritur në këtë mënyrë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në mbi 110 njerëz.(v.k.)

XS
SM
MD
LG