Ndërlidhjet

BE fton Daçiqin dhe Thaçin në takimin e dytë


Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq
Diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian kanë inkurajuar liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë me normalizimin e marrëdhënieve këtë javë, kur pritet të realizohet edhe takimi i dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, njofton agjencia e lajmeve, DPA.

“Catherine Ashton ka ftuar kryeministrin Daçiq dhe kryeministrin Thaçi në një takim në Bruksel të mërkurën”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Ashton.

“Qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve”, thuhet më tutje në komunikatë.

Thaçi dhe Daçiq u takuan në zyrën e Ashton në tetor për bisedimet e para të nivelit të lartë ndërmjet të dyja shteteve.

Negociatat pritet të vazhdojnë në nivel kryeministrash, ndërsa në agjendën e radhës pritet të diskutohet për shërbime dhe për telekomunikacion, raporton DPA. (v.k.)
XS
SM
MD
LG