Ndërlidhjet

Serbët protestojnë kundër arrestimit të Joviqit


Mitrovicë, 9 nëntor 2012.
Mitrovicë, 9 nëntor 2012.
Disa qindra serbë janë mbledhur në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës për të protestuar kundër arrestimit të Sllavolub Joviqit, të njohur si Pagi.

Protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

Joviq është arrestuar ditë më parë në oborrin e spitalit në Mitrovicë nga, siç kanë raportuar mediat vendëse, xhandarmëria e Serbisë dhe është dërguar në qytetin e Kralevës.

Gjykata e lartë atje i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, nën akuzën se ka shtënë me armë zjarri në ushtarët e KFOR-it gjerman tek ura në Zveçan.
XS
SM
MD
LG