Ndërlidhjet

Para vizitës së Obamës, Birmania liron disidentët


Ilustrim
Ilustrim
Birmania tha se do të lirojë 452 të burgosurit në shenjë të vullnetit të mirë para vizitës së presidentit amerikan Barack Obama, që fillon më 19 nëntor.

Mediat shtetërore në Birmani, thanë se disidentët do të jenë në mesin e të liruarve.

Qeverita birmaneze e presidentit Thein Sein ka zbatuar reformat demokratike, që kanë për qëllim që të hapin vendin ndaj botës së jashtme.

Ndryshimet pasojnë dekadat e regjimit ushtarak të karakterizuar me abuzime të të drejtave të njeriut dhe mosrespektim të parimeve të demokracisë.

Vizita e Obamës ka për qëllim që të inkurajojë udhëheqjen Birmanisë, që të vazhdojë me këtë rrugë.

Obama planifikon të takojë fituesen e çmimit Nobel gjatë kësaj vizite, Aung Sung Suu Kyi, e cila drejton opozitën në këtë vemd.
XS
SM
MD
LG