Ndërlidhjet

Njëzetenjë vjet nga rrethimi i Vukovarit


Vikovar. Nëntor, 1991.
Vikovar. Nëntor, 1991.
Vukovari shënon sot 21-vjetorin e pushtimit nga forcat serbe, i cili vlerësohet të jetë njëri nga kapitujt më të errët të luftës në Kroaci, më 1991-1995.

Për të marrë pjesë në manifestimet përkujtimore, në këtë qytet ndodhen presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, kryeministri Zoran Millanoviq dhe zyrtarë të tjerë të vendit.

Beteja e Vukovarit ka nisur më 25 gusht të vitit 1991 dhe ka përfunduar gati tre muaj më vonë, më 18 nëntor.

Gjatë rrethimit janë vrarë më shumë se 1,600 luftëtarë dhe civilë.
XS
SM
MD
LG