Ndërlidhjet

2012 – viti më vdekjeprurës për gazetarët


Siri
Siri
Instituti Ndërkombëtar i Gazetarisë, me seli në Vjenë, ka bërë të ditur se këtë vit kanë humbur jetën 119 gazetarë në detyrë.

Kjo është shifra më e lartë qysh në vitin 1997, kur Instituti ka filluar të bëjë regjistrimet.

Siria ka qenë vendi më vdekjeprurës për gazetarët më 2012, me 36 të vrarë, raporton AP.

“Këto të dhëna flasin për tendenca alarmante, pasi gazetarët janë vënë në shënjestër me qëllim të parandalimit të përhapjes së informacionit”, thuhet në deklaratën e Institutit Ndërkombëtar të Gazetarisë.
XS
SM
MD
LG