Ndërlidhjet

Beogradit i kërkohet përmbajtje në rast të lirimit të Haradinajt


Beograd
Beograd
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Michael Devenport, ka thënë se është i befasuar me pafajësinë e ish-gjeneralëve kroatë të luftës, Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç, porse vendimi i Tribunalit të Hagës “duhet të respektohet”.

Sipas tij, Serbia nuk duhet të braktisë procesin e bisedimeve me Kosovën, nëse një vendim i ngjashëm merret edhe në rastin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një takimi me kryetarin e Parlamentit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, raportojnë mediat në Beograd.

Tribunali i Hagës ka konfirmuar se vendimi në rastin e rigjykimit të pjesshëm të Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj and Lahi Brahimaj, do të publikohet të enjten më 29 nëntor.

Disa zyrtarë serbë kanë thënë se Beogradi duhet të braktisë bisedimet me Prishtinën dhe ambiciet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse Haga vendos për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe të bashkëluftëtarëve të tij.
XS
SM
MD
LG