Ndërlidhjet

OKB: Të eliminohet dhuna kundër grave


Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave, Kombet e Bashkuara kërkojnë ndaljen e kësaj dhune.

Nëpërmjet një kumtese, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se “miliona gra dhe vajza në mbarë botën janë të sulmuara, të rrahura, të dhunuara, të sakatosura, e bile edhe të vrara, në atë që paraqet shkelje të tmerrshme të të drejtave të tyre njerëzore”.

Mëtutje, Ban Ki-moon ka ftuar për aksion që “fundamentalisht e sfidon kulturën e diskriminimit, e cila lejon që dhuna të vazhdoj”.

Entiteti për Barazi Gjinore dhe për Fuqizimin e Grave i Kombeve të Bashkuara thotë se 125 vende tashmë i kanë ligjet që e penalizojnë dhunën në familje, që paraqet rritje të rëndësishme në krahasim me periudhën para një dekade.

Por, kjo agjenci thekson se shtatë prej 10 grave në përmasa globale janë cak i dhunës fizike dhe seksuale gjatë jetës së tyre, ndërsa 603 milionë gra jetojnë në vendet ku dhuna në familje nuk paraqet krim.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG