Ndërlidhjet

Serbët djegin flamuj amerikanë e të BE-së


Protesta në Beograd
Protesta në Beograd
Qindra nacionalistë serbë kanë grisur dhe djegur flamuj amerikanë, ata të Bashkimit Evropian dhe të Kosovës, si reagim ndaj lirimit si të pafajshëm nga Tribunali i Hagës i njërit nga ish-komandantët e UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, njofton AP.

Ata akuzoheshin për vrasjen e serbëve gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Pjesëtarët e Partisë Radikale të Serbisë, në një protestë të mbajtur të premten në Beograd, gjithashtu kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe të presidentit të Serbisë, për shkak të mbështetjes së tyre për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Zyrtari i partisë, Nemanja Saroviq, tha se Serbia duhet të kthehet kah drejtimi i duhur:
Rusia, Amerika Latine dhe “miqtë tjerë tradicionalë”.

Shumë njerëz në Serbi janë të zemëruar se Tribunali i Hagës liroi ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Gjykata së fundi ka liruar edhe dy gjeneralë kroatë, që ishin dënuar për krime kundër serbëve.(a.i.)
XS
SM
MD
LG