Ndërlidhjet

EULEX-i, nga janari, me shef të ri


EULEX
EULEX
Diplomati gjerman, Bernd Borchardt, do të jetë shefi i ri i misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Ai do të marrë detyrën në fillim të janarit nga gjenerali francez Xavier Bout de Marhnac, raportojnë mediat në Prishtinë.

Borchardt ka shërbyer në Kosovë gjatë kohës së luftës. Ai ka qenë zëvendësshef i misionit verifikues të OSBE-së që udhëhiqej nga William Walker.

Ai, po ashtu, ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shqipëri nga viti 2006 deri më 2007.

Ndryshe, EULEX-i është vendosur në Kosovë qysh në vitin 2008. Në shkurt të këtij viti, mandati i tij është zgjatur deri më 2014.

Misioni përbëhet nga personeli policor dhe gjyqësor. Madhësia e tij bën të kuptojë se Kosova është strehë e numrit më të madh të nëpunësve civilë të Bashkimit Evropian jashtë Brukselit.(v.t.)
XS
SM
MD
LG