Ndërlidhjet

Nisin hetimet për telefonatat e përgjuara


Ilustrim
Ilustrim
Drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë deklaruar të martën se autoritetet kosovare, kanë ndërmarrë veprime që të nisin hetime lidhur me skandalin e përgjimeve të zyrtareve të lartë në institucionet e vendit.

Ministri Bajram Rexhepi, ka treguar se lidhur me çështjen e disa përgjimeve që tashmë janë publikuar, janë ndërmarrë veprime për të gjetur autorët dhe detajet e tjetra të përgjimeve.

Ministri Rexhepi këto komente i bëri në komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës derisa ka folur për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Janë ndërmarrë veprime që të bëhen hetimet se në çfarë mënyre kanë dalë, si kanë dalë dhe natyrisht që qytetaret duket të kenë besimin konfidencën që të mos preket në privatësinë e individëve”.

çdo rast i cili lidhet me ndonjë veprim kriminal ose korrupsion e tjetër, duhet të jetë shumë në mënyrë precize ato mund të bëhen përgjimet dihet në çfarë mënyre, por me gjithat forma e pasimit të tyre është diçka që i tejkalon normat ligjore”, deklaroi ministri Rexhepi.

Nga ana tjetër, anëtari i këtij komisioni për punë të brendshme nga subjekti politik Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me përgjimet. Ai lidhur me përgjimet i ka drejtuar disa pyetje ministrit Rexhepi.

A i keni ra në fije ndonjë herë se kush ju ka përgjuar ju, sepse kur ju përgjoheni si ministër i Brendshëm, kur kryeministri përgjohet, sa është i sigurt një qytetar, i cili mund të përgjohet qoftë në mënyrë të ligjshme ose të paligjshme?”.

Kurse, ministri Rexhepi lidhur me ketë pyetje u shpreh:

Edhe gjatë veprimeve të 25 korrikut kanë qenë të pëegjuar dhe tash po dëshmohen se po strukturat të caktuara, qoftë të EULEX-it ose shërbimet e tjera kanë përgjuar”.

Ne i kemi bërë verifikimet, kemi qenë edhe me drejtorin e policisë edhe me udhëheqësin e inteligjencës dhe strukturat që e kanë me ligje që janë në vala dhe pikon nuk kanë bërë përgjimet të tilla dhe i përmbahen saktë ligjshmërisë vete me krekës të prokurorit ose gjykatësit. Ne nuk e kontrollojmë –menaxhojmë EULEX-in”, tha Rexhepi duke iu përgjigjur pyetjes se deputetit Selimi.

Publikimi i bisedave telefonike të përgjuara të qeveritarëve “ka përshpejtuar” dinamikën e miratimin e Ligjit për Përgjimet e Telekomunikimeve.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës, ka miratuar projektligjin, i cili nëse shkon në Kuvend në mënyrë të përshpejtuar, mund të miratohet brenda shtatë ditëve, në të kundërtën, mund të kalojnë edhe dy muaj deri te miratimi i tij.

Ministri Rexhepi, vonesën e miratimi të Ligjit për Përgjimet e Telekomunikimeve e ka arsyetuar për faktin që, siç tha ai, është penguar nga EULEX-i, pasi që ligji këtij misioni ia ngushton hapësirën e përgjimeve.

Ka pasur pengesa për ketë ligji nga ana e EULEX-it, po ne e kemi paraparë që kjo është e domosdoshme që kjo të definohet dhe precizohet. Pra më nuk mund të lihet dy kuptimësi siç thuhet në një pjese të Kodit Penal që të minimizohet përgjimet tjetra por të jenë të lidhur saktë me rastin”, tha Rexhepi.

Sido që të jetë, ministrit i Brendshëm, Bajram Rexhepi, është kritikuar ashpër lidhur me veprimet e tij dhe urdhërimin e policisë për largimin e deputeteve nga oborri i qeverisë nën dyshimet se deputetët e Vetëvendosjes kanë dashur të pengojnë nënshkrimin e marrëveshjes për shitjen e distribucionit të KEK-ut.

Lidhur me ketë çështje, por edhe për dhunën, që siç thuhet, Policia e Kosovës ushtroi mbi protestuesit me 22 tetor te cilët protestuan kundër bisedimeve me Serbinë, Vetëvendosje ka kërkuar dorëheqjen e ministri Rexhepi.

Por, ky i fundit ka përsëritur edhe sot se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.

Dorëheqje jap kur do të më shkarkoj kryeministri, dhe kur unë bindem se nuk po e bëj punën me nder. Deri sa unë edhe ne ministrinë time e luftoj krimin, ku ka dyshime dhe do të luftoj deri në fund kundër këtyre dukurive, nuk me shkon mendja të jap dorëheqje”, tha Rexhepi.

Debati në mbledhjen e Komisionit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri ka zgjatur afërsisht rreth dy orë, por në fund të kësaj mbledhjeje, kryetari i komisionit Ahmeti Isufi nga AAK-ja dhe ministri Bajram Rexhepi kanë shkëmbyer akuza dhe kundër akuza.

Dëgjoni debatin e zhvilluar:
XS
SM
MD
LG