Misioni i EULEX-it ka lëshuar sqarime të tjera në lidhje me përgjimet telefonike, që kanë përfunduar në publik, e ku përfshihet kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Në një komunikatë për media, EULEX-i kujtoi se prokurori i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ngritur aktpadi ndaj Ministrisë së Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit më 16 nëntor.
“Së bashku me padinë, të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit janë dorëzuar, siç kërkohet nga ligji i zbatueshëm.
Gjykata dhe avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë marrë nga një kopje të materialit të njëjtë.
Dëshmia në dosjen e çështjes përfshinte përgjimet telefonike, përfshirë edhe dosjet me zë, që përfunduan në domenin publik”, thuhet në njoftim.
Sipas PSRK-së të gjitha përgjimet janë kryer në bazë të një urdhri të gjykatës dhe asnjë mesazh me zë nuk është lëshuar nga prokurori për publikun.
“PSRK është duke e shqyrtuar çështjen, për të vendosur nëse është kryer ndonjë vepër penale nga ata që kanë zbuluar informacion për publikun të nxjerrë nga shkresat e lëndës. Nëse kjo ka ndodhë, PSRK paralajëmron nisjen e hetimeve”, thuhet në njoftim.