Ndërlidhjet

Ushtria e Egjiptit urdhëron largimin e demonstruesve


Kajro
Kajro
Ushtria e Egjiptit ka urdhëruar demonstruesit që të largohen nga zona përreth pallatit presidencial në Karjo.

Kjo hapësirë ka qenë skenë e përleshjeve të dhunshme ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Muhammad Morsi.

Luftimet e së mërkurës mbrëma kanë lënë të paktën pesë njerëz të vrarë dhe disa qindra të plagosur.

Trazirat kanë shpërthyer si pasojë e një dekreti që ka nxjerrë Morsi dhe që i jep atij kompetenca gjithëpërfshirëse, si dhe për shkak të projekt-kushtetutës, e cila, sipas kundërshtarëve, minon disa të drejta themelore.

Situata paraqet krizën më të rëndë politike në Egjipt që prej protestave të vitit të kaluar, që kanë çuar në përmbysjen e sunduesit veteran, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG