Ndërlidhjet

Radikalët: Me IBM-në Beogradi tradhtoi serbët


JAainë, Kosovë
JAainë, Kosovë
Përfaqësues të Partisë Radikale Serbe për Kosovën, kanë thënë se zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në Jarinën, nënkupton vendosjen e kufirit mes “Serbisë dhe Shqipërisë së Madhe”.

Ky subjekt, përmes një komunikate për media, e ka quajtur veprimin e sotëm të qeverisë serbe si “tradhti të interesave kombëtare dhe shtetërore të serbëve”.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ata të Doganës, kanë bërë të ditur se në vendkalimin kufitar në Merdare dhe Jarinë ka nisur zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, që ndryshe njihet edhe si IBM.

Sipas tyre, autoritetet doganore nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë që nga dje kanë qenë të pranishëm në vendet e tyre të reja të punës në Merdare.
XS
SM
MD
LG