Ndërlidhjet

Identifikohen viktimat e tragjedisë në SHBA


Njutaun - qyteti ku ka ndodhur tragjedia
Njutaun - qyteti ku ka ndodhur tragjedia
Dymbëdhjetë vajza, tetë djem dhe gjashtë të rritur janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore “Sandy Hook” në Konektikat.

Kryeshefi i mjekësisë ligjore, Wayne Carver, ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët kanë qenë të moshës 6 dhe 7 vjeç.

Sipas autoriteteve mjekësore, viktimat janë qëlluar disa herë.

Policia ka thënë se ka gjetur “prova të mëdha”, për të cilat shpreson se do t’iu japin përgjigje motiveve të sulmit.

Sulmuesi, i identifikuar si Adam Lanza, ka vrarë nënën e tij, përpara se të shkonte në shkollë dhe të hapte zjarr ndaj fëmijëve dhe mësimdhënëseve.

Ngjarja ka ndodhur të premten.
XS
SM
MD
LG