Ndërlidhjet

Obama emëron Kerryn për sekretar Shteti


Nga një takim sivjet i skretares së Shtetit Hillary Clinton dhe senatorit John Kerry
Nga një takim sivjet i skretares së Shtetit Hillary Clinton dhe senatorit John Kerry
Presidenti amerikan Barak Obama zyrtarisht emëroi senatorin demokrat, Senator John Kerry për sekretar të ardhshëm të shtetit.

Obama bëri njoftimin në Shtëpinë e Bardhë.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë senatori Kerry, i cili do të trashëgojë pozitën e Hillary Clintonit.

Emërimi i Kerryit pritet të vijë vetëm pak ditë pasi ambasadorja amerikane Susan Rice tërhoqi emrin e saj nga shqyrtimi pas kritikave të ashpra nga republikanët të bëra në Kongres.

Analistët presin që emërimi i Kerryt në këtë pozitë të miratohet nga kolegët e tij në Senat.

Kerry gjatë zgjedhjeve të vitit 2004, kishte kandiduar për president, mirëpo ishte mposhtur nga kundërshtari i tij republikan George W. Bush.

Ai ka qenë mbrojtës kryesor në Kongres për iniciativat e politikës së jashtme të Obamës.(sh.o)
XS
SM
MD
LG