Ndërlidhjet

Tatëpjeta fiskale: Bien rezervat dhe nafta


Nju Jork
Nju Jork
Rezervat e Shteteve të Bashkuara, ashtu si edhe çmimi i naftës, kanë shënuar rënie, për shkak të shqetësimeve në rritje se politikanët amerikanë nuk do të mund të arrijnë marrëveshje për të shmangur krizën e “tatëpjetës fiskale”.

Tashmë ka mbetur më pak se një javë para fundit të vitit 2012, kur është edhe afati i fundit për Shtëpinë e Bardhë dhe ligjvënësit që të pajtohen për planin buxhetor.

Nëse nuk arrihet kurrfarë marrëveshjeje, do të hyjë automatikisht në fuqi një seri e shkurtimeve të shpenzimeve dhe e rritjes së taksave në vlerë prej 600 miliardë dollarësh, që ndryshe njihet si “tatëpjetë fiskale”.

Ekonomistët thonë se një gjë e tillë do të bënte që ekonomia më e madhe në botë të rikthehet në recesion.

Presidenti Barack Obama dhe liderët e Kongresit ndodhen aktualisht në pushimin e Krishtlindjes dhe nuk priten të kthehen në Uashington deri të enjten.
XS
SM
MD
LG