Ndërlidhjet

Privatizimi i gjigantëve publik, karakterizon 2013-n


Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve publike ishte çështja më e diskutuar në aspektin ekonomik, gjatë vitit që po lëmë pas.

Ky proces ishte kundërshtuar nga shoqëria civile, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe disa ekspertë të çështjeve ekonomike, të cilët kishin konsideruar se nuk ishte koha e përshtatshme për të bërë këtë privatizim.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në bashkëpunim me dhjetëra organizata tjera, kishin mbledhur mbi 60 mijë nënshkrime të qytetarëve kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike.

Ndërkaq, ekspertët e çështjeve ekonomike vazhdimisht kishin deklaruar se ndërprerja e përkohshme e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike, do të ishte ideale për Kosovën, ndërkaq përfaqësuesit e Biznesit ishin shprehur për privatizim.

Pavarësisht kundërshtimeve, në qershor të këtij viti, për 26.3 milionë euro është privatizuar Distribucionit me Furnizimit me Energji Elektrike, i njohur me shkurtesën KEDS. Kompania që ka blerë këtë aset është konsorciumi “Limak & Çalik”.

Pak muaj pas nënshkrimit të kësaj kontrate, privatizimit të KEDS-it , ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj thotë se ky proces ka qenë mjaft transparent dhe

Besim Beqaj
Besim Beqaj
Distribucioni është diskutuar shumë, por unë mund të them që është transaksioni më transparent i cili nuk ka lënë as një detal të vetëm që dikush të hedh dyshim në këtë proces. Një proces i cili ka marr në konsideratë të gjitha gabimet e transaksionit në vendet e rajonit".

"Një proces i cili është tentuar të shtrembërohet me dije apo a dije nga akterë të ndryshëm, duke bërë krahasime me vendet e ndryshme të rajonit dhe duke mos bërë asnjëherë asnjë krahasim profesional. Po them se është një transaksion i cili nuk e ka futur Kosovën në asnjë garancion rregullativ e as në garancione komerciale, një proces i cili garanton investime në harmoni me rregullatorin”, thekson Beqaj.

Sa i përket privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Privatizimin e këtij aseti ka zgjatur afatin për dorëzimin e ofertave të investitorëve potencialë për privatizimi deri më 15 janar të vitit 2013.

Në këtë shtyrje, sipas Ministrit për Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka ndikuar interesimi për mbështetje nga institucionet financiare, veçmas pas pranimit të Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet të këtë transparencë në këtë proces të privatizimit, derisa procesi i privatizimit të ndërmarrjeve duhet të vazhdojë.

Safet Gerxhaliu
Safet Gerxhaliu
Për fat të keq jemi këtu ku jemi dhe vërtet në këtë drejtim nuk kemi arsye të jemi të kënaqur më të arritur e privatizimit, mirëpo është shumë më e rrugës që këto ndërmarrje të privatizohen, rasti konkret i PTK-së".

"Duhet të privatizohen dhe jo të devalvohen dita ditës, të jenë bastion i korrupsionin, bastion i nepotizmit , bastion i funksionimit të strukturave e grupeve të caktuara të interesit. Prandaj, sa më shpejt një gjë e tillë të privatizohet do të ketë mundësi të frymëmarrjes dhe investimit në këtë ndërmarrje”, thekson Gërxhaliu.

Ndërkaq sa i përket kombinatit “Trepça” ende nuk ka asnjë vendim për privatizimin apo për likuidimin e kësaj ndërmarrje.

Duke hedhur poshtë deklaratat e sindikatave në Kosovë se Trepça po privatizohet, ministri Beqaj ka deklaruar se asnjëherë nuk është diskutuar rreth privatizimit të këtij gjiganti metalurgjik.

Asnjëherë në asnjë rrethanë sepse është keqpërdorë shumë gjatë këtij viti. Në qeverinë e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur debat për privatizimin e Trepçës, Qeveria nuk është përgjegjëse për menaxhim dhe krijim e Trepçës dhe kjo është përgjegjësi e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, thekson ai.

Gjiganti metalurgjik “Trepça” që gjendet në Mitrovicë, është një ndër subjektet më të rëndësishme komerciale në Kosovë.

Ky kombinat, që në vetvete përfshin nxjerrjen dhe përpunimin e xehes, si dhe finalizimin e disa prodhimeve, ndodhet në një gjendje të vështirë dhe kjo gjendje daton që nga vitet 90'.
XS
SM
MD
LG