Ndërlidhjet

Përmendorja e UÇPMB-së “pengon” Daçiqin në bisedime


Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, nëse autoritetet në Preshevë nuk heqin përmendorën e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Mevdegjës dhe Bujanocit.

Ai ka thënë se afati i fundit për heqjen e saj nga Presheva është 17 janari.

“Përmendoren do ta heqin vetë shqiptarët. Nëse ata nuk munden ose nuk duan, atëherë do ta largojë qeveria. Nuk do të shkoj në Bruksel nëse ajo përmendore nuk hiqet”, ka thënë Daçiq për gazetën beogradase “Blic”.

Ai po ashtu ka thënë se përmendorja paraqet provokim, me të cilin "ka tendenca të tregohet se autoriteti i Serbisë nuk kontrollon pjesë të territorit të saj".
XS
SM
MD
LG