Ndërlidhjet

Indi, Pakistan: Fajësime reciproke, një pakistanez i vrarë


Pamje nga Kashmiri i administruar nga Pakistani
Pamje nga Kashmiri i administruar nga Pakistani
Ushtria e Pakistanit ka njoftuar se një pjesëtar i saj është vrarë kur trupat e Indisë kanë ndërhyrë në një bazë ushtarake përgjatë kufirit në Kashmir.

Pakistanezët thanë se ushtarët e Indisë e kaluan Linjën e Kontrollit, e cila i ndanë dy vendet, sot herët në mëngjes, dhe e kanë sulmuar bazën Sawan Patra.

Në kumtesën e ushtrisë së Pakistanit theksohet se ushtarët pakistanezë “u përgjigjën efektivisht ndaj sulmit”, por një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Një zëdhënës i ushtrisë së Indisë në Kashmir i ka fajësuar trupat e Pakistanit për nisjen e “zjarrit të paprovokuar” me mortaja dhe armatim automatik, duke e shkatërruar një shtëpi civile.

Ndërhyrjet ndërkufitare konsiderohen të rralla në konfliktin e gjatë me dekada, ndërmjet Indisë e Pakistanit, për kontroll ndaj rajonit malor të Kashmirit.
XS
SM
MD
LG