Ndërlidhjet

Kocijançiq: Të mos krijohen tensione të panevojshme në Luginë


Në selinë e BE-së pohojnë se janë duke ndjekur me vëmendje edhe situatën në jug të Serbisë, në Luginën e Preshevës, dhe shpresojnë që atje nuk do të krijohen tensione të panevojshme.

Pos situatës në veri të Kosovës dhe raportit në mes të Serbisë dhe Kosovës, që janë tema të dialogut që zhvillohet në Bruksel, në BE nuk dëshirojnë që edhe Lugina e Preshevës tash të shndërrohet në një zonë ku mund të ketë tensionime të reja.

Komente të tilla, diplomatët e BE-së japin pas deklaratave të ndryshme që vijnë nga radhët e zyrtarëve serbë, por edhe të shqiptarëve të Luginës, si dhe të disa politikanëve shqiptarë në Tirnaë dhe Prishtinë, lidhur me mundësinë që të hiqet lapidari i ushtarëve të UÇPMB-së që është vendosur në Preshevë.

Zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton, Maja Kocijançiq, ka thënë se kjo është çështje e brendshme dhe se duhet Qeveria e Serbisë, qoftë në nivel lokal apo qendror, të veprojë në kuadër të ligjeve të Serbisë, por gjithmonë duke pasur parasysh që të mos krijohen tensione të panevojshme.
XS
SM
MD
LG