Ndërlidhjet

Qeveria serbe miraton platformën për Kosovën


Beograd
Beograd
Qeveria e Serbisë në takimin e përbashkët me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq ka miratuar dy tekste- rezolutën, për të cilën do të deklarohen edhe deputetët, si dhe dokumentin tjetër, të cilin e transmetojnë mediat serbe, që përmban instrumente të qarta për vazhdimin e dialogut dhe do të jetë obligativ për negociatorët, në këtë rast për kryeministrin Ivica Daçiq.

“Serbia në seancën e qeverisë ka treguar se qëndron prapa dokumentit me gjithë kufiziimet që i ka secili nga ne kur është fjala për Kosovën”, ka thënë Nikolliq në konferencën për gazetarë.

Platforma ka të bëjë me bisedimet politike me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Deri tash janë mbajtur disa takime të dy kryeministrave, Hashim Thaçit të Kosovës dhe Ivica Daçiq të Serbisë.

Qeveria e re dhe presidenca serbe, megjithatë, kanë vendosur që të dalin me platformë të re që do të përdoret në këto bisedime.
XS
SM
MD
LG