Ndërlidhjet

Gjysma e ushqimit në botë hidhet në mbeturina


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Instituti i Inxhinierëve Mekanikë në Britaninë e Madhe, në një raport të publikuar të mërkurën, tha se gjysma e ushqimit që blihet në Evropë dhe SHBA, përfundon në shportën e mbeturinave.

Më shumë që gjysma e ushqimit në botë, duke arritur në dy miliardë ton me vlerë, përfundon duke u hedhur, thuhet në raport.

Institucioni tha se shkaktarët e hedhjes së ushqimeve janë magazinimi i dobët, shitja e ushqimeve afër skadimit, dhe pakujdesia e konsumatorëve.

Studimi, gjithashtu gjeti se deri në 30% të perimeve në Britaninë e Madhe nuk korren për shkak të pamjes së tyre fizike.

Doktor Tim Fox, nga ky institut, tha se niveli i hedhjes së ushqimeve në mbeturina është "tronditës".

Hedhja e burimeve

Raporti tha se në mes 30% dhe 50% prej katër miliardë tonë të ushqimit të prodhuar në mbarë botën, çdo vit hidhet.

"Sasia e ushqimit që tretet dhe humbet nga e gjithë bota është tronditëse Ky është ushqim që mund të përdoret për të ushqyer popullatën në rritje në botë - si dhe për të shuar urinë e sotme”.

"Kjo është gjithashtu një humbje e panevojshme e burimeve të ujit, tokës dhe energjisë që përdoren në prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e këtij ushqimi”, thotë Fox.

"Arsye për këtë situatë është vargu i inxhinierisë së dobët dhe praktikave bujqësore, të transportit dhe infrastrukturës joadekuate, magazinimit deri në supermarkete ushqimore, kërkesë e konsumatorëve për përsosshmëri".

Fox tha për BBC-në se “në botën në zhvillim, humbjet bëhen në pjesën e hershme të zinxhirit të furnizimit të ushqimit, midis fushës dhe tregut”.

Në ekonomitë e zhvilluara, ushqimet hidhen për shkak të praktikave të dobëta të marketingut dhe sjelljeve të konsumatorëve."

Rritja e popullsisë

Raporti "Ushqimi Global", gjeti gjithashtu se sasi të mëdha të ujit, që arrin 550 miliardë metra kub, janë duke u përdorur për të rritur produkte ushqimore që kurrë nuk përdoren, vetëm përfundojnë në mbeturina.

Kombet e Bashkuara parashikojnë se do të ketë rritje për tre miliardë më shumë të njerëzve që kanë nevojë të ushqehen, deri në vitin 2075, nëse shtimi i popullsisë vazhdon në këtë ritëm.

"Ashtu si toka, burimet e ujit dhe energjisë përballen me presionin në rritje nga kërkesat konkurruese të njeriut, inxhinierët kanë një rol vendimtar për të luajtur në parandalimin e humbjes së ushqimit dhe mbeturinave, duke zhvilluar mënyra më efikase e ushqimeve në rritje, transportim dhe ruajtje të tyre”, shprehet doktor Fox.

"Por, në mënyrë që kjo të ndodhë, qeveritë, agjencitë e zhvillimit dhe organizimit si OKB-ja, duhet të punojnë së bashku për të ndihmuar njerëzit të ndryshojnë mendimin sa i përket hedhjes së ushqimit në mbeturina dhe dekurajojnë praktikat e kota nga fermerët, prodhuesit e ushqimit, supermarketet dhe konsumatorët", thotë ai. (g.k.)
XS
SM
MD
LG