Ndërlidhjet

Viktimat vendore, cak i trafikantëve


Ilustrim
Ilustrim
Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare e vendore në Kosovë thonë se trafikimi me qenie njerëzore vazhdon të jetë shqetësues për vendin.

Ndërkaq autoritetet e rendit bëjnë të ditur se gjatë vitit 2012 i, në Kosovë janë identifikuar 54 viktima të trafikuara.

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës, Arben Paçarizi, thotë për Radion Evropa e Lirë se mosha e femrave të cilat trafikohen janë 18 deri 22 vjet, derisa shton se cak i femrave që trafikohen janë kosovaret.

Sa i përket trafikimit në Kosovë, gjatë vitit 2012 kanë qenë të implikuara zyrtarisht 54 viktima prej tyre 29 kosovare, 23 moldave, 1 shqiptare e Shqipërisë dhe një sllovake. Nga trendet e këtij krimi mund të themi se numri i viktimave kosovare vazhdon të jetë në rritje që nga viti 2007”.

Ajo çka vërehet është se viktimat vendore janë cak i trafikantëve pasi që Kosova është i vetmi i rajonit që nuk liberalizim të vizave, dhe ato vajza vinë kryesisht ato me probleme socio-ekonomike apo me probleme familjare. Mosha 18 deri 22 prinë, derisa 12 viktima kanë qenë të moshës jo madhore”, shprehet Paçarizi.

Ndërkaq Sakibe Doli, udhëheqëse e ‘’Shtëpisë së Sigurt’’ në Gjakovë, shtëpi kjo e cila strehon viktimat e trafikimit, ka deklaruar se gjatë vitit 2012 kanë strehuar 5 viktima, derisa këtë vit, nuk kanë pasur asnjë rast të femrave që kanë kërkuar ndihmë për strehim.

Tash nuk kemi asnjë rast të strehuar si viktimë e trafikimit. Nuk kam informata nëse ka rënë numri i trafikimit për shkak se nuk kemi shënime. Gjatë vitit 2012 kemi pasur raste të trafikimit, derisa këtë vit jo. Rastet që kemi pasur është punuar më to, dhe kanë kaluar në vendet ku mund të qëndrojnë më gjatë”.

Organizata jonë pranon viktima të dhunës në familje, ndërkaq viktimat e trafikimit vijnë te ne për t’u integruar pasi kanë kaluar procedurat gjyqësore. Në vitin 2012 kemi pasur 5 viktima të tilla, 2 janë integruar në familje dhe paguhen nga fondi social derisa 3 të tjera kanë pasur lëvizje të ndryshme”, thotë Doli.

Zoti Paçarizi shton se sa i përket arrestimeve të personave që merren me trafikim me qenie njerëzore, viti që sapo e lamë pas sipas tij ka rezultuar suksesshëm.

Arrestimet gjatë vitit 102 kanë pasur efikasitet në numri ne të arrestuarve dhe ka arritur numri në 228 persona. Përveç policisë Kosova ka edhe zyrën e koordinatorit nacional e që e përcjell gjendjen me trafikim me njerëz”, thekson ai.

Ndryshe, në Kosovë, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e përkrahur edhe nga institucionet e tjera vendore e ndërkombëtare, për javë të tëra ka pasur kampanja që kanë për qëllim parandalimin dhe informimin për dukurinë negative të trafikimit të njerëzve në vend.

Pikërisht më 18 tetor, që është edhe Dita Evropiane Kundër Trafikimit, në Prishtinë janë organizuar disa aktivitete që kanë për synim fuqizimin e institucioneve në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe dhunës në familje.

Sidoqoftë në Evropë trafikohen me qindra mijëra gra, burra, djem dhe vajza, për qëllime të shfrytëzimit seksual, apo të shfrytëzimit për punë, heqje të organeve, etj.
XS
SM
MD
LG