Ndërlidhjet

Prioritetet e BERZH-it: Energjia, infrastruktura, sektori privat


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, Londër, foto nga arkivi
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, Londër, foto nga arkivi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), nga të cilët është informuar për interesimin e bankës për projektet në Kosovë, thuhet në një njoftim të kabinetit Thaçi.

Përfaqësuesit e lartë të BERZH-it, sipas njoftimit, e informuan kryeministrin Thaçi për prioritetet e identifikuara në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës në kuadër të Strategjisë për Partneritetit me Republikën e Kosovës.

"Prioritetet përfshijnë sektorin privat, të energjisë dhe atë të infrastrukturës. Gjithashtu, theksuan se kjo strategji është duke u punuar sipas parimit fast track, me qëllim që sa më shpejt të fillohet me implementimin e projekteve", thuhet në njoftim.

Gjithnjë sipas njoftimit qeveritar, "përfaqësuesit e BERZH-it shprehën interesimin e tyre për të përkrahur procesin e privatizimit të PTK-së dhe projektin Kosova e Re, si dhe projektet e reja të infrastrukturës rrugore".

Në këtë takim kryeministri Thaçi e vlerësoi vendimin e Bordit të Guvernatorëve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion dhe u shpreh mirënjohës për ndihmën e BERZH-it gjatë këtij procesi.
XS
SM
MD
LG