Ndërlidhjet

Cameron shtyn fjalimin e shumëpritur mbi BE-në


Kryeministri i Britanisë, David Cameron
Kryeministri i Britanisë, David Cameron
Kryeministri britanik David Cameron ka shtyrë fjalimin e shumë-pritur mbi Evropën, të planifikuar për të premten në Holandë, për shkak të krizës në Algjeri.

Cameron i tha BBC-së, se Britania duhet të përgatitet “për mundësinë e e lajmeve tjera të këqija” nga Algjeria, pasi forcat algjeriane nisën një operacion për të shpëtuar pengjet e mbajtura nga militantët në një uzinë gazi në shkretëtirë.

Një numër i papërcaktuar i njerëzve, duke përfshirë edhe të huaj, raportohet se janë vrarë, pas operacionit të shpëtimit të nisur të enjten, ndërsa militantët vranë një anglez, kur uzurpuan uzinën në fjalë.

Në fjalimin e tij gjatë një vizite në Holandë, Cameron pritej të adresonte rolin e ardhshëm të Britanisë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG