Ndërlidhjet

27 janari - kujtim i viktimave të Holakustit


Sot është Dita Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të Holokaustit.

27 janari i vitit 1947 ka qenë dita kur trupat sovjetike kanë çliruar kampin e vdekjes Auschwitz-Birkenau, të udhëhequr nga nazistët gjermanë në Poloni.

Auschwitzi ka qenë kampi më i madh i ndërtuar nga gjermanët. Ai ka përfshirë përqendrimin, asgjësimin dhe punën e detyruar, ndërsa ka qenë i vendosur rreth 37 milje në perëndim të Krakovit, pranë kufirit të paraluftës gjermano-polak.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 27 janarin si Ditë Ndërkombëtare të Holokaustit qysh në vitin 2005.

Tema e këtij viti është: “Shpëtimi gjatë Holokaustit: Kuraja për t’u kujdesur”. Ajo nderon njerëzit që kanë rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë dhe të tjerët nga vdekjet që ka shkaktuar sundimi nazist.

Përmes një deklarate, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se shembulli i atyre që kanë rrezikuar jetët për të shpëtuar hebrenjtë dhe të tjerët nga asgjësimi në masë, duhet të frymëzojë njerëzit e sotëm për të ndërmarrë hapa për një botë më të mirë.

Rreth 6 milionë fëmijë hebrenj, gra dhe burra kanë humbur jetën në Holokaust.

Në këtë përkujtim vjetor të Holokaustit, secili shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara ka për obligim të nderojë viktimat e epokës naziste dhe të zhvillojë programe edukative, për të ndihmuar në parandalimin e gjenocideve të ardhshme. (v.t.)
XS
SM
MD
LG