Ndërlidhjet

Kerry bisedon me liderët palestinezë e izraelitë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
John Kery ka biseduar me liderët izraelitë dhe palestinezë, në mesin e telefonatave të para prejse ka marrë detyrën e sekretarit amerikan të shtetit.

Kerry raportohet t’i ketë thënë presidentit palestinez, Mahmud Abbas, se presidenti Barack Obama është i interesuar të shtyjë përpara procesin e paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezë.

Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se Kerry ka folur edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me ministrat e Jashtëm të Japonisë, Turqisë, Koresë së Jugut e të tjerë.

Ish-senatori Kerry është betuar të premten në postin e ri, duke pasuar Hillary Clintonin.
XS
SM
MD
LG