Ndërlidhjet

Shpërthim në veri të Mitrovicës


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës
Në orët e para të mëngjesit, në veriun e Mitrovicës, ka ndodhur një shpërthim, i cili ka shkaktuar dëme të vogla materiale, por pa viktima në njerëz.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Në orët e para të mëngjesit, policia ka arritur të gjejë lokacionin në rrugën Ivo Llolla Ribar, në afërsi të shkollës teknike në veri të Mitrovicës. Besohet se është hedhur një mjet eksplodues, i cili ka shkaktuar dëme materiale në lokalet përreth. Kryesisht bëhet fjalë dëmtim të xhamave të vitrinave të lokaleve përreth, ndërsa nuk ka pasur të lënduar”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se organet hetuese ende nuk kanë përcaktuar llojin e mjetit të shpërthyer dhe as motivet e këtij incidenti kriminal, por janë duke punuar në drejtim të zbardhjes së tyre.

Shpërthimet në veri të Mitrovicës kanë qenë të shpeshta në kohët e fundit. Banorët e atjeshëm serbë kundërshtojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare.
XS
SM
MD
LG