Ndërlidhjet

Borisov: Çdo pikë gjaku, është njollë në ne


Kryeministri bullgar i dorëhequr, Boiko Borisov
Kryeministri bullgar i dorëhequr, Boiko Borisov
Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov duke paraqitur dorëheqjen para parlamentit në Sofje, ka thënë se nuk mund të përballojë dhunën e policisë ndaj popullit.

Qeveria e Bullgarisë ka dhënë dorëheqje, pas disa ditësh protesta kundër çmimeve të larta të energjisë dhe standardeve të këqija të jetesës.

Disa protestues janë lënduar në përleshjet e së martës me policinë në Sofje.

“Çdo pikë gjaku, kolegë të dashur, është njollë jona. Nuk mund të shohë rrethojat rreth parlamentit. Pushteti nuk është qëllimi ynë, dhe nuk do të përfitojmë nga pushteti, nëse ne duhet ta mbrojmë veten nga populli. Kam ardhur sot për t’iu thënë personalisht se nëse ka kërkesa që qeveria të japë dorëheqje, shteti duhet të ripërtërijë votëbesimin e saj, në mënyrë që populli të vendosë se si të vazhdojë qeveria tash e tutje. Demokracia është e bazuar në zgjedhje. Ne nuk do të marrim pjesë në qverinë e përkohshme”, është shprehur Borisov.

Protestat, të cilat janë zhvilluar edhe në të paktën katër qytete të tjera, kanë qenë më të mëdhatë në 15 vjet dhe kanë ndodhur vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të korrikut.

Borisov ka shkarkuar ministrin e Financave të hënën dhe ka thënë se do të revokojë edhe licencën e kompanisë çeke për shpërndarjen e energjisë elektrike.
XS
SM
MD
LG