Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka dhënë fund dilemave rreth përfshirjes së tij të mundshme në ndonjë parti tjetër politike pas përplasjeve dhe mospajtimeve që vazhdon t’i ketë me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndërsa ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së tij në ndonjë subjekt tjetër politik, për Krasniqin tani mbetet i hapur vetëm opsioni eventual i formimit të ndonjë subjekti të ri politik.
“Nuk janë të vërteta ato që thuhen se unë do ta ndërrojë PDK-në për një tjetër parti. Subjekt polik për subjekt polik nuk e ndërroj”, ka thënë Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Përplasjet e tij me PDK-në, pasuan publikimin e përgjimeve telefonike ku zyrtarë të lartë të PDK-së flisnin për shkarkimin e tij, e në disa raste ai ishte edhe objekt fyerjesh.
Më pas Krasniqi bojkotoi procesin e brendshëm zgjedhor në PDK edhe pse mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së. Kurse së fundit, përmes një letre publike, ai bëri me dije se nuk do të pranon asnjë post në Kryesinë e re të PDK-së.
Gjatë luftës, Krasniqi ishte zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ndërkaq menjëherë pas përfundimit të luftës, ai ishte një nga themeluesit e PDK-së, atë kohë PPDK-së.
Pavarësisht përplasjeve me partinë e tij, Krasniqi vazhdon të mbetet në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës duke e gëzuar edhe mbështetjen e tri partive opozitare. (z.gashi)