Ndërlidhjet

Sinjalet e tymit: Si zgjidhet një papë i ri?


Me Benediktin XVI që po e lë zyrën e papës me shpejtësi, pas dorëheqjes së tij dy javë më parë, Kisha Katolike duhet të nxitojë për të gjetur zëvendësimin e tij para Pashkëve.

Normalisht, Kolegji i Kardinalëve nuk lejohet që të zgjedhë papën e ri 15-20 ditë pasi që zyra mbetet vakant - zakonisht kur papa i mëparshëm ka vdekur.

Dorëheqja e Benedict-it është një përjashtim i rrallë. Njeriu i fundit e la kreun e Kishës Katolike 600 vjet më parë. Të tjerët nuk u larguan deri në vdekje.

Situata kërkon disa devijime nga rregullat dhe duke pasur ende papën, kjo duket të jetë një ndihmesë.

Ai ka ndryshuar paksa politikën 500-vjeçare të zgjedhjes së papës, në mënyrë që vendin e tij ta zë sa më shpejt një pasardhës.

Sipas zëdhënësit të Vatikanit, atit Federico Lombardi, kardinalët mund ta bëjnë një gjë të tillë edhe para 15 marsit.

Kjo do t'i jepte papës së ri pak më shumë se një javë kohë për t'u përgatitur për meshën para Pashkëve, që fillon më 24 mars.

Ndërsa Benedikti nuk do të përfshihet direkt në përzgjedhjen e pasuesit të tij, ndikimi i tij pa dyshim se do të ndihet. Ai emëroi 67 nga 117kardinalët që do ta marrin vendimin.

Papa ka dalë para publikut për herë të fundit të mërkurën. Dita e tij e fundit në punë është e enjtja.

Çfarë duhet të ndodhë së pari?

Ka metoda alternative për të zgjedhur një Papë të ri, por si një rregull, kardinalët zgjedhin një nga kolegët përmes votimit në letër.

Kur një papë vdes,mblidhen të gjithë kardinalët me të drejtë vote - ata që janë nën moshën 80 vjeçare.

Ata duhet të votojnë personalisht. Edhe pse disa punojnë në Vatikan, të tjerët janë të përhapur në mbarë botë dhe do të duhet të udhëtojnë në Romë.

Sapo të arrijnë atje, ata nuk mund të largohen derisa të kryhet procesi dhe nuk iu lejohet që të bisedojnë me askënd jashtë kuvendit të fshehtë.

Edhe pse Benedikti nuk i preku rregullat e mëdha, ekspertët e kushtetutës së Kishës do të thirren në seksionin mbi vendin vakant dhe zgjedhjen papës dhe do ta interpretojnë protokollin e duhur për zgjedhjen.

Si do të duket votimi?

Takimi i kardinalëve, apo siç quhet kuvendi i fshehtë, fillon me një meshë speciale mëngjesi në Kapelën Sistine, të njohur për pikturën e famshme të artistit Michelangelo në tavanin e saj.

Votimi fillon pasdite. Fletëvotimet nxirren jashtë, dhe kardinalët shkruajnë emrin e kandidatit, palosin ato dhe atëherë një nga një, sipas moshës, i drejtohen një altari dhe në mënyre ceremoniale i vendosin votat e tyre në një kupë.

Votimi është i fshehtë, por votat numërohen haptas. Një kardinali i duhen një plus dy të tretat e votave për t’u ngjitur në krye të papatit. Nëse nuk ka fitues, vota përsëritet deri në tri herë në ditën e parë.

Çfarë nënkupton dalja e tymit nga oxhaku?

Pas çdo votimi, fletëvotimet hidhen në oxhakun e zjarrit. Nëse askush nuk ka fituar, një materie kimike shtohet për të nxjerrë tym të zi.

Kjo bën që njerëzit të presin në sheshin e Shën Pjetrit për të ditur nëse është zgjedhur ose jo papa i ri.

Nëse ka një fitues, nuk shtohet asnjë materie kimike dhe tymi mbetet i bardhë, duke i thënë botës se kuvendi i fshehtë ka rënë dakord për një papë të ri.

Çka nëse nuk ka fitues?

Atëherë ata votojnë përsëri, përsëri dhe përsëri. Deri në fund të ditës së tretë, në qoftë se nuk ka ende asnjë papë të ata nisin ditën tjetër me lutje, diskutime dhe ekzaltim nga një kardinal i lartë.

Votimi mund të shkojë deri në shtatë raunde. Por, nëse edhe më tej nuk ka papë? Edhe një ditë lutjeje. Edhe sërish shtatë raunde. Dhe kjo përsëritet...

Papa Gjon Pali vendosi të shpëtojë kardinalet, në qoftë se ata do të arrinin në këtë pikë.

Ai zvogëloi rezultatin e nevojshëm për të zgjedhur një Papë të ri në një shumicë absolute- 50 për qind plus një votë - nëse ata do të duhet të kalojnë nëpër këtë prag të lodhshëm.

Çka ndodh kur më në fund ka një fitues?

Fituesi duhet të pranojë vendimin që ai të jetë i vlefshëm.

Kur ta bëjë këtë, atëherë i kërkohet që ta zgjedhë një emër papal.

Kardinali më i vjetër e njofton turmën në shesh për papën e ri nga një ballkon. Papa i ri i bashkohet atij për të bekuar turmën dhe pjesën tjetër të botës.

Në të kaluarën, papa është kurorëzuar gjatë një ceremonie kurorëzimi, por Gjon Pali II e refuzoi atë, dhe Benedikti e ndjeku këtë shembull.

Të dy u përuruan në një meshë në Katedralen e Shën Pjetrit.(a.isufi)

Marrë nga CNN.
XS
SM
MD
LG