Ndërlidhjet

Protesta të dhunshme në Shkup


Pamje nga Shkupi
Pamje nga Shkupi
Disa dhjetëra qytetarë maqedonas kanë protestuar para Qeverisë në Shkup, në shenjë pakënaqësie ndaj emërimit të Talat Xhaferit, ish-komandant i UÇK-së, për ministër të Mbrojtjes.

Ata kanë thënë se është e papranueshme që një koamndant i një “organizate terroriste” të udhëheqë këtë institucion.

Protestuesit kanë demoluar disa makina, ndërsa njoftohet edhe për disa kalimtarë shqiptarë të lënduar.

Forcat e policisë, me përdorimin e forcës, kanë arritur të shpërndajnë protestuesit dhe t’i pengojnë ata nga hyrja në ndërtesën e qeverisë.

Kundër emërimit të Xhaferit, të premten në Shkup ka protestuar edhe organizata “Dinjiteti”, e cila tubon ish-pjesëtarët e forcave maqedonase, që kanë luftuar në konfliktin e vitit 2001.(v.tela)
XS
SM
MD
LG