Ndërlidhjet

Ban: Siria po shpërbëhet


Homs, Siri
Homs, Siri
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë për ndaljen e gjakderdhjes në Siri.

“Zgjidhja ushtarake në Siri është duke çuar në shpërbërjen e saj. Çfarë mizorish të tjera duhet të ndodhin për të detyruar botën që të veprojë”, ka thënë Ban të premten në Gjenevë.

Kombet e Bashkuara thonë se afro 70,000 njerëz kanë humbur jetën në Siri qysh në mars të vitit 2011, kur edhe ka nisur konflikti midis kryengritësve rebelë dhe forcave të regjimit. Këto të fundit kanë shtypur dhunshëm protestuesit që duan reforma demokratike.

“Për dy vjet kemi parë shtypjen e aspiratave të njerëzve për ndryshim, ikjen e një numri të madh njerëzish nga shtëpitë e tyre, ashtu si edhe vrasje, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, ka thënë Ban.
XS
SM
MD
LG