Ndërlidhjet

Jacobson kërkon fuqizimin e gruas kosovare


Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson
Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey An Jacobson në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka bërë thirrje për fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovarë, duke thënë përtgjatë gjashtë muajve të parë si ambasadore në Kosovë,shpesh ka ndjerë që zërat kryesorë mbesin të heshtur.

“Pikëpamjet e grave, posaçërisht e atyre që jetojnë jashtë Prishtinës, jo gjithmonë merren parasysh sa duhet. Dita Ndërkombëtare e Gruas na jep rastin që të reflektojmë mbi rolin e vlefshëm që gratë e luajnë në jetën bashkëkohore dhe të mendojmë se çka mund të bëjmë më shumë për të garantuar një botë më përfshirëse dhe më të begatshme”, ka thënë Jacobson një një koment të shkruar për nder të Ditës së Gruas.

“Shtetet më të fuqishme e kuptojnë se nëse gratë dhe vajzat i kanë mundësitë e barabarta, ato mund të japin kontribut të jashtëzakonshëm: në rrafshin ekonomik, social dhe politik.

Edhe pse Kosova është me fat që ka një femër të mrekullueshme si presidente dhe gra të fuqishme që shërbejnë si ministre dhe deputete, ndryshe është gjendja në disa struktura qeveritare në nivel lokal”, është shprehur Jacobson.

Ajo ka theksuar se asnjë grua momentalisht nuk është udhëheqëse e ndonjë dege partie e Kosova po ashtu nuk ka zgjedhur asnjë kryetare komune.

“Nëse ky vend shpreson të forcojë institucionet e saj të rrënjosura në demokraci, duhet t’i përfshijë gratë në të gjitha nivelet e qeverisë – jo vetëm në nivelin e lartë - si dhe në të gjitha fushat afariste, politike dhe të jetës civile”, thuhet ndër të tjera në komentin e zonjës Jacobson.
XS
SM
MD
LG