Ndërlidhjet

Rritje e paparë e temperaturave globale


Ilustrim
Ilustrim
Temperaturat aktuale globale janë më të mëdhatë në 11 mijë e 300 vjet, kanë thënë shkencëtarët në një hulmutim të botuar të premten.

Siç njofton DPA, temperaturat nuk janë rritur aq shpejt sa janë rritur tani në 11 mijë e 300 vjetët e fundit.

Studiuesit amerikanë thonë se deri në fund të këtij shekulli, temperaturat do të jenë më të ngrohta se kurdoherë që nga epoka e fundit e akullnajave, shkruan revista Science.

Të dhënat e tyre – duke marrë për bazë studimin e gjërave të tilla si mbetjet e akullit e fosilet – shikuan prapa në një epokë shumë më të hershme sesa hulumtimet e mëparshme, që u kthyen në analizimin e epokës para 1 mijë e 500 vjetësh.

Hulumtimi, i udhëhequr nga Shaun Marcott në Oregon State University, ngjall shqetësime si si do të mund njerëzit dhe qeniet tjera t’i përshtaten rritjes së shpejtë të temperaturave.

“Ne dhe qeniet tjera të gjalla I përshtatemi ndryshimeve të ngadalshme”, i ka thënë New York Times-it eksperti Michael Mann nga Pennsylvania State University.

“Ne po ndryshojmë klimën me një shpejtësi të paparë dhe ky ndryshim është shqetësues”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG