Ndërlidhjet

Shtyhet afati për dorëzimin e ofertave për PTK-në


PTK
PTK
Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Post-Telekomit të Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë për një javë datën e dorëzimit të ofertave për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

"Shtyrja ka ardhur si rezultat i kërkesës së investitorëve për kompletimin e dokumenteve të tyre, duke pasur parasysh vëllimin e madh të dokumenteve të nevojshme për një proces të tillë kompleks të privatizimit, si dhe për shkak të sqarimeve teknike të dhëna gjatë javës së kaluar nga autoriteti kontraktues, pas kërkesave të kompanive pjesëmarrëse në proces në lidhje me dokumentet tenderuese", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Po sipas tij, data e re për pranimin e ofertave të PTK-së është caktuar të jetë 21 marsi, 2013.
XS
SM
MD
LG