Ndërlidhjet

Koncepti ligjor i gjenocidit në konfliktet ndëretnike


Philippe Sands
Philippe Sands
Shpeshherë shtrohet pyetja se cilat janë dallimet ndërmjet termeve juridike “krime kundër njerëzimit” dhe “gjenocid”.

A janë të dy këto terme në mënyrë të barabartë të përdorshme në dënimin e krimeve masive?

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Robert Coalson, ka biseduar me avokatin, Philippe Sands, profesor i së drejtës ndërkombëtare në University London College,
për librin e tij të ardhshëm, që e trajton këtë çështje.

Profesori Philippe Sands është autor i librit “Bota pa ligje”, që argumenton, poas tjerash, se invazioni i Irakut në vitin 2003 paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Shpeshherë shtrohet pyetja se cilat janë konceptet juridike të krimeve kundër njerëzimit dhe gjeoncidi?

Krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi janë dy koncepte të veçanta. Ato u bënë pjesë e së drejtës ndërkombëtare në mes të viteve 1940-1949, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe realisht gjatë kohës kur aleatët i përgatitnin proceset gjyqësore në Nuremberg. Ato ishin koncepte të reja dhe mund të thuhet se të tilla kanë mbetur edhe aktualisht. Ajo që jam duke bërë në librin tim të ri, është gjurmimi i origjinave të tyre”, thotë profesori Philippe Sands

Ai shpjegon se dallimi kryesor ndërmjet krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit është se “krimet kundër njerëzimit fokusohen në vrasjen e numrit të madh të individëve”.

Pra, “vrasja sistematike masive e një nurmi të madh të njerëzve do të përbëjë krim kundër njerëzimit”.

Sipas tij, gjenocidi ka fokus tjetër dhe ai nuk qëndron në vrasjen e individëve, por në “shkatërrimin e grupeve”.

Me fjalë të tjera, profesori Sands konsideron se të dy konceptet e reja juridike kanë objektiva të ndryshme: “njëri synon mbrojtjen e individit, e tjetri ka për qëllim mbrojtjen e grupit”.

Por, duket se është tejet interesant se autori i gjurmon këto koncepte duke u kthyer prapa, pas Luftës së Dytë Botërore, në qytetin Lvov në Ukrainë.

Këto dy çështje realisht ishin tituj kryesorë në terminologjinë e së drejtës ndërkombëtare në vitin 1945 dhe 1946, në kohën kur aleatët po i përgatisnin proceset e Nurembergut dhe ata po vendosnin për t’i akuzuar Nazistët udhëheqës. Ishte zhvilluar një debat i gjërë nëse do të merreshin me çështjen e krimit kundër njerëzimit apo me gjenocid".

"Në fakt, ata lëvizën me krime kundër njerëzimit. Ajo që po bëjë unë në librin tim, është gjurmimi i origjinës së këtyre koncepteve juridike dhe unë jam ndalur te dy njerëz që ishin përgjegjës për këtë vendim dhe që të dy kishin studiuar në qytetin e njejtë. Ky qytet sot është Lvovi në Ukrainë dhe e ka një universitet të mrekullueshëm, që është më i vjetër se Universiteti Harvard”, thotë profesori Philippe Sands.

Ai thekson se të dy personat, Hersch Lauterpach dhe Raphael Lemkin, pas kryerjes së studimeve të drejtësisë në këtë universitet, ishin marrë me çështjen e krimit kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Zoti Lauterpach ishte bërë profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit dhe është njeriu i cili i ka futur krimet kundër njerëzimit në Kartën e Nurembergut.

Pas disa viteve, personi tjetër, Raphael Lemkin, po ashtu u mor me këtë çështje, dhe ky në të vërtetë është shumë më i njohur. Ky në vitin 1943 e zbuloi fjalën “gjenocid”, që do të thotë vrasje e grupeve.

Për profesorin Philippe Sands është e mrekullueshme, se të dy personat kishin studiuar në të njejtin Fakultet të Drejtësisë.(f.bujupi)
XS
SM
MD
LG