Ndërlidhjet

Vatikani “nuk do ta njohë Kosovën”


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq.
Vatikani nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa prania e kryeministrit Hashim Thaçi në ceremoninë e inagurimit të papës së ri, nuk do të thotë se Vatikani ka ndryshuar qëndrimin, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq.

Sipas tij, nuk përjashtohet as mundësia që disa vende që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, “të tërheqin vendimin e tyre”.

“Kemi marrë garanci të fuqishme se Vatikani nuk ka ndryshuar qëndrim në këtë drejtim. Nuk ka njohje dhe për këtë na kanë bindur përfaqësues të Selisë së Shenjtë”, ka thënë Mërkiq për mediat serbe.

Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008 dhe Serbia vazhdon të kundërshtojë fuqishëm shtetësinë e saj.

Të martën, kryeministri Thaçi ka marrë pjesë në inaugurimin e Papa Françeskut, së bashku me personalitete të tjera botërore, përfshirë nënpresidentin e SHBA-së, Joe Biden.
XS
SM
MD
LG